Muharremaj: Nuk do të ketë kompromis për respektimin e ligjit
25 mars 2019
| 12:07
Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj është takuar me përfaqësuesit e Drejtorisë së Inspekcionit të kësaj komune, me të cilin ka diskutuar për aktivitetet e kësaj drejtorie.
Me këtë rast, Muharremaj ka kërkuar angazhim maksimal dhe asnjë kompromis për ata që e shkelin ligjin.
“Në takimin me Drejtorinë e Inspekcionit kam kërkuar më shumë angazhim, ngase punët në teren e kërkojnë një gjë të tillë. Nuk do të ketë kompromis në asnjë segment për respektimin e ligjit”, ka shkruar Muharremaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/