Muharremaj paralajmëron investime të mëdha të KEDS-it në Therandë
25 shtator 2018
| 14:36
Kryetari i Komunës së Therandës, Bali Muharremaj, është takuar me drejtuesit e KEDS-it, me të cilët ka biseduar për investime të kësaj kompanie në këtë komunë.
Muharremaj ka bërë me dije se në Komunën e Therandës do të ketë investime të mëdha nga KEDS-i.
“Sot isha në takim me drejtorin për investime, Hasan Oz, drejtorin për bashkëpunim me institucione qeveritare, Avni Alidema, dhe menaxherin për punë ndërtimore, Faruk Gjukaj ku diskutuam për fazat e mëtejshme. Në qendrën e qytetit të Suharekës, Sopij, Gelanc, Doberdelan, Greikoc, Bukosh, Shirokë, Studençan etj., do të ketë investime që fillojnë këtë vit dhe do të mbarojnë vitin tjetër. I gjithë angazhimi im është i drejtuar në shërbim të qytetarëve”, ka thënë Muharremaj.
/Epoka e re/