Muharremaj paralajmëron masa për ndotësit e ambientit

29 gusht 2018 | 14:02

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka paralajmëruar masa ndëshkuese ndaj të gjithë atyre që ndotin ambientin.

Muharremaj ka bërë me dije se do të vendosin edhe kamera për të identifikuar ndotësit e ambientit.

“Kjo pamje nuk na ka hije. Lumi ‘Toplluha’ në këtë pjesë është pastruar disa herë por persona të pandërgjegjshëm ende po hedhin mbeturina. Ju njoftojmë se në të ardhmen do të mirren masa konform dispozitave ligjore në fuqi, me dënime për ata që e dëmtojnë ambientin. Po ashtu, do të vendosen edhe kamera që të identifikojmë ata që po e prishin imazhin e lumit të pastër”, ka deklaruar Muharremaj.

https://www.facebook.com/balimuharremaj1/photos/a.160718134614104/236169800402270/?type=3&theater

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka akuzuar partitë…