Muharremaj pas të reshurave atmosferike: Dëmet bujqësore në Nepërbisht janë të shumta
19 qershor 2019
| 09:51
Si pasojë e të reshurave të shiut dhe breshrit, në fshatin Nepërbisht janë shkaktuar dëme të mëdha në tokat bujqësore.
Kështu ka bërë me dije përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.
Ai ka shkruar se janë duke u përpjekur që ta analizojnë gjendjen në terren ku më pas t’i dalin në ndihmë banorëve aty.
“Në Nepërbisht dëmet janë të shumta në bujqësi si rezultat i rënies së breshëritë. Ne po përpiqemi që së pari ta analizojmë gjendjen në teren dhe më pas ti shohim mundësitë tu dalim në ndihmë”, ka shkruar Muharremaj.