Muharremaj premton rregullimin e dyshemesë dhe sallën sportive në shkollën “Shkëndija”
Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka vizituar të premten nxënësit dhe mësimdhënësit e Shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët “Shkëndija”, ku nga afër është njoftuar me kushtet në të cilat punohet në këtë shkollë.
Kryetari Muharremaj pasi ka parë të arsyeshme rregullimin e dyshemesë për kushte më të mira të nxënësve të këtushëm dhe rregullimin dhe funksionalizimin e sallës së sporteve, ka premtuar se të dyja këto do të rregullohen për një kohë sa ma të shkurtër.
Ai po ashtu ka premtuar edhe përkrahjen për rregullimin e ambientit shkollorë, përkatësisht oborrit të shkollës.
“Do të veprohet në rregullimin e dyshemesë ngase nxënësit duhet të kenë kushte më të mira gjatë mësimit. Po ashtu u kam premtuar edhe rregullimin e sallës sportive brenda shkollës me kushte adekuate. Kemi biseduar po ashtu edhe për projekte tjera dhe për ambientin në oborrin e shkollës, të cilat do të shihen në realitet me angazhimin tonë të përbashkët”, ka thënë Muharremaj.
/Epoka e re/