Muharremaj premton zgjidhjen e problemeve të qytetarëve
16 janar 2020
| 14:08
Në Komunën e Suharekës edhe si çdo të enjte kanë ardhur një numër i konsiderueshëm i qytetarëve të cilët janë takuar me kryetarin e kësaj komune, Bali Muharremaj.
Kjo komunë ka bërë me dije se qytetarët kanë bashkëbiseduar me Muharremajn si dhe kanë paraqitur kërkesat, hallet dhe problemet e tyre.
“Pasi ka dëgjuar të gjithë veç e veç, kryetari ka dhënë përgjigje në të gjitha kërkesat e tyre dhe ka premtuar se në suazave të mundësive që ka komuna, kërkesat do të zgjidhen”, ka njoftuar Komuna e Suharekës.
/Epoka e re/