Muharremaj pret në takim përfaqësues të KFOR-it, diskutojnë për bashkëpunimin
Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, të hënën ka pritur në zyrën e tij, komandantin e MNBG-W, të KFOR-it italian kolonel Daniele Pisani, dhe përfaqësues të tjerë nga KFOR-i turk dhe austriak, së bashku me vartësit e tij italianë.
Takimi kryesisht, ka qenë i karakterit njoftues dhe për bashkëpunim të të mëtejmë.
Ata, kanë bashkëbiseduar me kryetarin Muharremaj, lidhur me projektet që komuna e Suharekës i ka realizuar deri më tani në mandatin e kryetarit Muharremaj si dhe për planet në vijim që kryetari Muharremaj ka.
Ndërsa koloneli Daniele Pisani ka thënë se në Suharekë po ndihet shumë mir. “Pash një ambient të pastër dhe rregull, që unë mendoj se jeni komuna shembull në Kosovë, andaj ju përgëzoj për këtë. Gjithashtu kemi ardhur të njoftohemi me juve dhe t’ju informojmë për disa ndryshime që do të ndodhin në strukturën e KFOR-it, ndryshimet në komandë”, ka thënë Pisani.
/Epoka e re/