Muharremaj prezanton planin zhvillimor të Suharekës për tetë vitet e ardhshme
22 qershor 2020
| 16:00
Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë me dije se ka bërë prezantimin e planit zhvillimor të kësaj komune për vitet 2020-2028.
Ai ka thënë se pas prezantimit të këtij dokumenti para përfaqësueseve të ministrive të ndryshme, i njëjti do të dalë në diskutim edhe para qytetarëve.
“Dokumenti më i rëndësishëm strategjik – ‘Propozim Plani Zhvillimor i Komunës 2020-2028’ u prezantua sot para përfaqësuesve të ministrive përkatëse. Përmes këtij prezantimi, synojmë të marrim pëlqimin për hapjen e diskutimit dhe shqyrtimit publik me qytetarë, të cilët do të kenë mundësi të paraqesin të gjitha kërkesat dhe sugjerimet, që do të ndikojnë në kompletim të dokumentit”, ka thënë Muharremaj.