Muharremaj: Projektet në Suharekë do të realizohen sipas planifikimeve
07 tetor 2019
| 15:21
Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka mbajtur një takim me drejtorët e kësaj komune me të cilët ka biseduar për realizimin e projekteve të ndryshme.
Me këtë rast, Muharremaj ka bërë me dije se projektet në këtë komunë do të realizohen sipas planifikimeve buxhetore.
Në këtë kontekst, ai ka thënë se do të angazhohen seriozisht në realizimin e projekteve dhe kërkesave të qytetarëve.
“Puna vazhdon. Projektet do të realizohen sipas planifikimit buxhetor, natyrisht edhe me angazhimin tonë serioz”, ka thënë Muharremaj.
/Epoka e re/