Muharremaj shpreh keqardhje për dëmet e shkaktuara nga zjarri në Suharekë

19 janar 2025 | 14:35

Mëngjesin e sotëm, Qendra Tregtare ETC në Suharekë është përfshirë nga një zjarr i madh.

Lidhur me këtë, kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj ka thënë se të përfshirë në fikjen e zjarrit kanë qenë zjarrfikës nga Suhareka, Prizreni, Rahoveci, Mamusha e lokacione të tjera.

Muharremaj shprehu keqardhje për dëmet e shkaktuara, gjersa shton se situata është nën kontroll.

“Nga orët e para të mëngjesit zjarrfikësit nga komuna jonë, Prizreni, Rahoveci, Mamusha e lokacione tjera, kanë bërë përpjekje të vazhdueshme, në shuarjen e zjarrit”.

“Shprehim keqardhje për dëmet e mëdha materiale që ka pësuar ETC.  Situata është nën kontroll dhe njëkohësisht po vazhdohet me kujdestari deri në evitimin e plotë të rrezikut”, ka shkruar kryetari në “Facebook”.

Mund të jetë një imazh i 4 persona

Mund të jetë një imazh i 7 persona dhe zjarr

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Degës së AAK-së në Podujevë, Baki Feta, ka…