![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/07/muharremaj.jpg)
Muharremaj: Sonte rrahja e zemrës nis nga Suhareka dhe e emocionon gjithë Kosovën
05 korrik 2022
| 12:29
Kampioni i Kosovës, Ballkani dhe ai i Lituanisë, Zalgiris do të përballen sot në kuadër të ndeshjes së parë kualifikuese në Ligën e Kampionëve.
Përballja do të ndodhë me fillim nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Në lidhje me këtë, përmes një postimi në profilin e vet në “Facebook” ka reaguar kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.
Ai tha se realizimi i ëndrrave për fitore tjera në UEFA Champions League po vazhdon.
“Realizimi i ëndrrave për fitore tjera në UEFA Champions League vazhdon. Sonte rrahja e zemrës nis nga Suhareka dhe e emocionon gjithë Kosovën”, ka shkruar Muharremaj.