Muharremaj synon që Suhareka të bëhet komuna më e pastër në Kosovë
24 shkurt 2019
| 13:48
Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë me dije se komuna që drejton është duke u marrë në vazhdimësi me pastrimin e ambientit nga mbeturinat.
Muharremaj ka thënë se nuk do të ndalën deri në krijimin e një ambienti të pastër në terë territorin e Komunës së Suharekës.
“Ne nuk ndalemi asnjë ditë që të punojmë deri në realizimin e synimit tonë, që komuna e Suharekës të jetë me ambientin më të pastër në Kosovë”, ka thënë Muharremaj.
/Epoka e re/