Muharremaj takohet me mësuesen e tij të parë
15 janar 2019
| 13:38
Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka pritur të martën në takim mësuesen e tij të parë, Myrvete Zenelaj.
Kryetari Muharremaj ka thënë se me mësuesen Zenelaj kanë kujtuar kohën sa ka qenë nxënës i saj. Me këtë rast, ai ka thënë se i është mirënjohës mësueses Zenelaj për edukimin e tij.
“Ka qenë emocion i madh dhe kënaqësi për mua që të ndaj kohë me mësuesen time të parë Myrvete Zenelaj. Ne kujtuam bashkë kohën nga viti 1971-75, e cila për mua ka shumë rëndësi, në formim të edukimit tim. Unë ndjehem falënderues për përkushtimin e saj, duke qenë mirënjohës ndaj saj gjithmonë”, ka thënë Muharremaj.
/Epoka e re/