
Muharremaj takon fëmijët e kopshtit “Melodia”
12 shkurt 2019
| 10:50
Kryetari i Komunës së Therandës, Bali Muharremaj, ka vizituar të hënën fëmijët e kopshtit “Melodia” në këtë komunë. Me këtë rast, Muharremaj është zotuar se do të punojnë bashkërisht për të krijuar një të ardhme më të mirë për fëmijët e Therandës.
“Në Kopshtin ‘Melodia’ sot takova fëmijët të cilët ishin me shumë energji e vullnet. Ne duhet të punojmë bashkë pa asnjë dallim, për të krijuar një të ardhme të ndritur për ta”, ka thënë Muharremaj pas kësaj vizite.
/Epoka e re/