Muharremaj të enjten takoi rreth 20 qytetarë, dëgjon hallet e tyre
08 gusht 2019
| 16:23
Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, në vazhdën e takimeve të rregullta me qytetarë, të enjten ka takuar mbi 20 qytetarë, të moshave të ndryshme, me të cilët ka biseduar për të gjitha hallet dhe problemet që i mundojnë ata.
Kryetari Muharremaj ka dhënë përgjigje në të gjitha kërkesat e tyre dhe ka premtuar se në suaza të mundësive që ka komuna, kërkesat që kanë parashtruar do të zgjidhen.
/Epoka e re/