Muharremaj thotë se do të vazhdojë bashkëpunimin me bizneset e Suharekës
25 prill 2019
| 15:10
Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka pritur në takim kryetarin e Qendrës së Biznesit në këtë komunë, Gani Sallauka.
Pas takimit, kryetari Muharremaj ka thënë se është i interesuar që të vazhdojë bashkëpunimin me bizneset e Komunës së Suharekës në funksion të hapjes së vendeve të reja të punës.
“Pata kënaqësinë të takoj sot kryetarin e Qendrës së Biznesit në Suharekë, z. Gani Sallauka dhe anëtarët tjerë të bordit. Jam i interesuar të bashkëpunojë edhe më tutje që bizneset tona të kenë kushte sa më të favorshme për zhvillim dhe shtim të vendeve të reja të punës”, ka thënë Muharremaj.
/Epoka e re/