Muharremaj thotë se do të vazhdojë pastrimi i lumenjve në Suharekë
27 shkurt 2019
| 14:02
Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë me dije se do të vazhdojë pastrimi i lumenjve në tërë territorin e kësaj komune.
Ai ka thënë se janë të përkushtuar për ruajtjen e ambientit.
“Përkushtimi ynë është serioz në ruajtjen e ambientit, andaj edhe ndihma nga ana e qytetarëve do të jetë e mirëpritur. Nëse secili e kemi nën kujdes ambientin e lagjeve në qytet, fshatrave, dhe kudo ku jetojmë, e mira e përbashkët është se e trashëgojmë për brezat e ardhshëm, Komunën që të gjithë e duam, me ambient të pastër dhe të shëndetshëm”, ka deklaruar Muharremaj.
/Epoka e re/