Muharremaj thotë se po punohet në nxjerrjen e të dhënave për dëmet nga vërshimet në Therandë
Kryetari i Komunës së Therandës, Bali Muharremaj, ka bërë me dije se është duke u punuar në nxjerrjen e të dhënave, ku qytetarët kanë dërguar formularët dhe fotografitë me të dhënat e tyre nga dëmet në vërshimet e fundit në këtë komunë.
“Po punohet intenzivisht në nxjerrjen e të dhënave, ku qytetarët kanë dërguar formularët dhe fotografitë me të dhënat e tyre nga dëmet në vërshimet e fundit.
Do të raportohet në detaje nesër ora 10:00 para Asamblesë Komunale dhe ora 14:00 para përfaqësuesve të Qeverisë në Kosovës që do ta vizitojnë Komunën tonë”, ka shkruar Muharremaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
Muharremaj në një intervistë për gazetën “Epoka e re” ka bërë me dije se dëmet nga vërshimet e fundit në këtë komunë parashihen të jenë miliona euro.