Muharremaj viziton QMF-në në Studençan
15 dhjetor 2020
| 08:20
Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, herët në mëngjes ka vizituar Qendrën e Mjekësisë Familjare në fshatin Studençan. Kryetari Muharremaj së bashku me stafin biseduan për kushtet shëndetësore dhe për situatën aktuale të pandemisë.
Njoftimi i plotë i tij:
Sapo vizitova Qendrën e Mjekësisë Familjare në fshatin Studençan. Me stafin biseduam rreth kushteve shëndetësore dhe për situatën aktuale të pandemisë. Bashkë i tejkalojmë të gjitha vështirësitë.