Muharremaj zotohet për avancimin e shërbimeve mjekësore në Suharekë
05 prill 2019
| 16:18
Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka vizituar të premten stafin mjekësor në Qendrën Mjekësore në fshatin Gjinoc të kësaj komune.
Pas këtij takimi, ai është zotuar se do të angazhohet në avancimin e shërbimeve mjekësore në Suharekë.
“Mbi të gjitha është e rëndësishme, që qytetarët të kenë shërbime sa më të mira nga institucionet. Angazhimi im si kryetar komune, do të mbetet gjithmonë në funksion të avancimit të shërbimeve mjekësore”, ka thënë Muharremaj.
/Epoka e re/