Muharremaj zotohet për realizimin e kërkesave të qytetarëve të Suharekës
11 prill 2019
| 16:10
Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, është takuar të enjten me qytetarët të kësaj komune, me të cilët ka bashkëbiseduar për kërkesat e tyre.
Muharremaj ka thënë se do të angazhohet për zgjidhjen e secilit problem të qytetarëve të Suharekës.
“Takimet me qytetarët janë pjesë e angazhimit tim të përditshëm. Në bazë të kërkesave të tyre, pra përmes takimeve sikurse sot, e gjithashtu edhe nga vizitat në terren, veprojmë duke zgjidhur secilin problem në bazë të kompetencave që më jep ligji”, ka thënë Muharremaj.
/Epoka e re/