Muharremi: Mirë t’u tregohet njerëzve se në veri nuk shtrenjtohet rryma

28 prill 2025 | 13:50

Njohësi i çështjeve ekonomike, i Shenoll Muharremi, ka komantuar vizitën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, në Leposaviq, ku është hapur zyra e re e Postës së Kosovës.

Ai ka thënë se është mirë t’u tregohet qytetarëve se në veri të Kosovës nuk do të shtrenjtohet rryma.

“Me këtë rrugë në Leposaviq, qeveria në detyrë mirë është me ju tregu njerëzve atje se në veri nuk ua rrisin çmimin e rrymës. Vetëm neve poshtë urës Ibër na e ‘fusin’ edhe pak, për herë e tretë brenda pak viteve. Drejtësi e barazi se jo mahi’, ka shkruar Muharremi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas fitores 1-0 ndaj Interit, trajneri i Romës, Claudio Ranieri…