Muharremi: Nju-Jorku, mundësi e humbur për Kurtin
Analisti Shenoll Muharremi e ka vlerësuar si gabim veprimin e kryeministrit Albin Kurti për të mos udhëtuar në Nju-Jork, ku po i mbahen punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Ai ka theksuar se kjo do të ishte një mundësi e mirë për kryeministrin për të shpërthyer izolimin ndërkombëtar që ka në aspektin diplomatik.
Muharremi ka shkruar në “Facebook” se gjatë kësaj kohe Kurti nuk është se po bën diçka të madhe në Kosovë.
“Pse nuk shkoj Kurti në aktivitetet Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara? E kuptoj që ka marrëveshje me presidenten ajo me përafaqësuar Kosovën, por nga pozita e keqe që kryeministri gjendet momentalisht në diplomaci, ky ka qenë një rast i mirë, tashmë i humbur me i rikuperuar humbjet dhe me shpërthyer izolimin ndërkombëtar që ka. Nuk është se po bën ndonjë punë këtu, dje ishte tek një ngjarje ku ndau disa grante, por nuk u përgjigj në pyetjet e gazetarëve. Po e shikon Vjosën në televizion duke shkëlqyer atje. Sikurse më herët, BE-ja dhe ShBA-ja po e përdorin presidenten me theksuar dhe krijuar kontrast mes izolimit të Kurtit dhe përqafimit të Osmanit”, ka shkruar Muharremi.