Muharremi, politikanëve që po heshtin ndaj krizës së faturave: Bëhuni të gjallë dhe ndihmoni qytetarët që ua keni kërkuar votën

27 mars 2025 | 22:55

Analisti Shenoll Muharremi ka reaguar pasi numër i madh i politikanëve po heshtin karshi krizes së faturave.

Muharremi përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook iu drejtua me një këshillë politikanëve duke i ftuar që të bëhen zë i qytetarëve të cilët i kanë votuar.

“E di që në këto parti ka dhjetëra anëtarë që janë sensitiv dhe të shqetësuar me situatën. Ndoshta ju nuk po folni, se partia nuk po flet. Nëse më dëgjoni mua ‘fuck partinë’. Nëse ska kauza partia, nëse nuk reagon në raste si kjo, nuk është parti politike po grup interesi”, shkroi mes tjerash Muharremi.

Postimi i plotë:

Këtë postim po e shkruaj përsëri për politikanët. Heshtja e tyre karshi krizës së faturave është e jashtëzakonshme. Pse? Për shkak se qëllimi primar pse ekzistojnë partitë politike dhe politikanët është me u angazhu dhe me ofru zgjidhje për probleme sociale. Nëse inflacioni, faturat, energjia nuk janë prioritet social dhe i juaji, cka duhet me qenë?

E di që në këto parti ka dhjetëra anëtarë që janë sensitiv dhe të shqetësuar me situatën. Ndoshta ju nuk po folni, se partia nuk po flet. Nëse më dëgjoni mua ‘fuck partinë’. Nëse ska kauza partia, nëse nuk reagon në raste si kjo, nuk është parti politike po grup interesi.

Këshilla ime miqësore është ju me u bë të gjallë dhe aktiv dhe me i dalë në ndihmë qytetarëve që ju keni kërku votën. Bëjeni dallimin mes politikanëve me përgjegjësi dhe atyre të painteresuar dhe papërgjegjshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vdekje e dyshimtë në Prishtinë: I moshuari humb jetën pas…