Muharremi: Qe pse ZRRE po kërkon me i rritë çmimet e energjisë!

17 mars 2025 | 20:01

Shenoll Muharremi ka kritikuar rritjen e mundshme të çmimeve të energjisë, duke theksuar se inflacioni është një prej arsyeve kryesore që ZRRE po kërkon të rrisë çmimet.

Ai theksoi se inflacioni është shkaktuar nga energjia, dhe tani kjo po e rrit përsëri çmimin e energjisë, duke krijuar një “rreth vicioz”.

Muharremi gjithashtu përmendi rritjen e pagës minimale, duke thënë se ajo do të sjellë kosto shtesë për energjinë.

Ai kritikoi gjithashtu pagimin e çmimeve të larta për veriun, duke thënë se qytetarët po paguajnë për investimet që nuk kanë asnjë përfitim direkt.

E plotë:

Ju kam tregu që inflacioni na shkatërron! Qe, në këtë tabelë tregohen vetëm disa nga arsyet pse ZRRE po kërkon me i rritë çmimet e energjisë!
1. Njëra prej arsyeve është INFLACIONI! Po thonë: “Eeee, ka pas inflacion, çka po mendoni ju, vetëm në markete me pagu ma shumë a?” Ironia është që inflacioni është shkaktu pikërisht nga energjia! E tash inflacioni po e shtrenjton përsëri energjinë… e kjo ka me i shtrenjtu prapë çmimet! Një rreth vicioz, me të vërtetë.
2. Kosto shtesë për pagën minimale! Një arsye tjetër nga raportet e ZRRE. Dmth, Albin Kurti me qeverinë e kanë rritë pagën minimale, por nuk kanë tregu që edhe koston e energjisë kjo e rritë. Tash po e paramendoj kur thojke AK në zgjedhje “500 euro pagën minimale kemi me bo”… Pe dini çka dmth kjo për vitin tjetër? Edhe një 30% rritje shtesë në 2026, pas kësaj në 2025! Kur ta aprovon njëherë këtë rregull, nuk mundesh mos me e aprovu herën tjetër!
3. VERIU!!! Ende po paguajmë për veriun, se pak kemi pagu 25 vite! Sa e tmerrshme është kjo që qytetarët e pjesës tjetër me vazhdu me pagu fatura më të larta shkaku i veriut. Po thojnë “kemi me investu atje, na duhen mjete”… Thujase po investojnë për neve e jo për vete! Ju keni me fitu qindra miliona me këto investime, pse duhet na, që nuk kemi asnjë dobi, me pagu ato fatura për investime në veri? Kjo është e tmerrshme!

Kështu, të dashur, po e kuptojmë ngapak pse po dëshirojnë me na rritë ende çmimin e faturave të rrymës. Po na rrisin se jemi qyqana, nuk po bëjmë zë, sado zullum që na bojnë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Besa Ismaili  Kurti mes Populizmit dhe Dialogut: Një politikë…