Muhaxheri: Besa, klubi më i mirë në Kosovë

29 maj 2019 | 14:35

KH Besa Famgas është shpallur ditë më parë kampione e Kosovës në hendboll.

Përfaqësuesit e skuadrës kampione janë pritur sot nga kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, i cili më ketë rast ka vlerësuar se skuadra pejane edhe një herë e ka konfirmuar se është më e mirë në vend.

Fotografia e Gazmend Muhaxheri

“Sot kisha kënaqësinë të pres në zyre klubin e hendbollit KH Besa FamGas, të shpallur kampion i Kosovës në Kampionatin e Hendbollit 2018/19. Klubi i Pejës e konfirmon edhe njëherë se është më i miri në vend! Një sukses i radhës i bazuar mbi një organizim serioz të klubit, punë e përkushtuar e sportistëve dhe drejtim profesionist i trajnerëve. Urime djema!”, ka shkruar Muhaxheri në “Facebook”.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Nataliya…