Muhaxheri deklarohet pas fitores ndaj Taipeit Kinez

10 prill 2019 | 17:30

Përfaqësuesja e Kosovës U21 në hendboll ka arritur fitore bindëse ndaj Taipeit Kinez, me rezultat 31-23.

Pas kësaj fitore, trajneri Fatmir Muhaxheri i ka uruar lojtarët e tij, kurse më këtë rast ka premtuar se edhe në ndeshjen e dytë ndaj Nigerisë që zhvillohet ët premten do të këtë angazhim maksimal dhe lojë të mirë nga Kosova.

“U dëshiroj suksese djelmoshave të cilët e kanë dhënë maksimumin në këtë ndeshje. Nesër e kemi pushim, ndërsa të premten do të takohemi me Nigerinë, për të cilën nuk kemi shumë informata. Edhe në këtë ndeshje premtojmë lojë shumë të mirë”, ka deklaruar Muhaxheri, i cili padyshim se është ndër më meritoret për sukseset e Kosovës U21 në hendboll.

/Epoka e re/

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në spitalin e përgjithshëm të Mitrovicës, konkretisht në Repartin e…