Muhaxheri dhe Quni shijojnë ‘Darkën e Lamës’ në Bruksel

24 nëntor 2024 | 14:36

Kryetari i Pejës, Gazmend  Muhaxheri dhe deputeti i LDK-së, Anton Quni kanë shijuar “Darkën e Lamës” në Bruksel.

Përmes një postimi në “Facebook”, Quni ka thënë se kjo traditë e hershme e tyre është organizuar nga Dega e Lidhjes Demokratike në Beneluks, me kryetar Bahtir Kastrati.

“Në vazhdën e takimeve me bashkëkombësit tanë, kësaj radhe, së bashku me nënkryetarin e LDK-së dhe kryetarin e Pejës, z.Gazmend Muhaxherin, u mirëpritëm me ‘Darkën e Lamës’ në Bruksel. Kjo traditë e hershme e përzemërt e jona, u organizua nga Dega e Lidhjes Demokratike në Beneluks, me kryetar Bahtir Kastrati, i cili me shumë aktivistë të tjerë, po bëjnë një punë të palodhshme në mobilizimin dhe përkrahjen masive të LDK-së, në rikthimin e saj në krye të vendit. E përgëzoj degën e LDK-së për organizimin dhe mbajtjen gjallë të traditës sonë të hershme dhe mirënjohje pafund për bashkëkombësit tanë në Beneluks dhe anekënd Evropës!”, ka shkruar Quni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një burrë vdiq dhe tre persona të tjerë u plagosën…