Muhaxheri: Jemi gati ta shkruajmë historinë
Trajneri Fatmir Muhaxheri dhe hendbollisti Drenit Tahirukaj janë optimistë se Kosova U21 mund të bëhet përfaqësuesi i parë në kolektivet sportive që kualifikuan në Kampionatin Botëror. “Normalisht se kemi skuadër të fortë. Do të përpiqem t’ia arrijmë qëllimin që të jemi përfaqësuesi i parë që do të kualifikohet në Kampionatin Botëror nga sportet kolektive “, ka thënë Muhaxheri.
Përfaqësuesja U21 e Kosovës në hendboll sot (e mërkurë) do të përballet me Taipein Kinez në kuadër të IHF Trophy Intercontinental, ndërsa ndeshjen e dytë Kosova zhvillon ndaj Nigerisë. Në përfaqësuesin e Kosovës janë optimistë që të shfrytëzojnë këtë mundësi për të dalë fitues në IHF Trophy Intercontinental, pasi një sukses i tillë siguron kualifikimin në botërorin e juniorëve që mbahet gjatë verës në Spanjë.
Trajneri Fatmir Muhaxheri për “Epokën e Re” ka thënë se Kosova ka një skuadër të mirë dhe se do të përpiqet të arrijë kualifikimin në botë. “Normalisht se kemi skuadër të fortë. Do të përpiqem t’ia arrijmë qëllimin që të jemi përfaqësuesi i parë që do të kualifikohet në Kampionatin Botëror nga sportet kolektive “, ka thënë Muhaxheri.
Për kualifikim optimist është edhe një nga hendbollistët më të mirë të Kosovës, Drenit Tahirukaj. “Jam shumë i kënaqur me mënyrën se si kanë shkuar përgatitjet deri më tani. Mendoj se jemi gati për këtë sfidë të madhe dhe të gjithë jemi të përqendruar në objektivin e vetëm, i cili është kualifikim në botë. Jemi të përgatitur për të gjitha sfidat dhe do të japim maksimumin për të shkruar historinë “, ka deklaruar Tahirukaj.
Ndeshjet e para zhvillohen sot (e mërkurë) në Prishtinë. Në kuadër të Grupit A Kosova luan me Taipein Kinez (15:00) në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë. Të enjten përballen Taipei Kinez – Nigeri (17:00), kurse të premten prej orës 19:00 luajnë Nigeri dhe Kosovë. Në Grupin B të mërkurën zhvillohet ndeshja ShBA – Australia (13:00), ndërsa të enjtën përballë Australisë – Paraguai (15:00), kurse të premten Paraguai – ShBA (15:00).
/ Veton ZYMBERI /