Muhaxheri dorëzon mandatin, kush pritet ta zë vendin e tij si deputet i ardhshëm i LDK-së?

17 mars 2025 | 15:05

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Sipas këtyre rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para me 396,787 vota apo 42.30%, PDK është renditur e dyta me 196,474 apo 20.95%, LDK e treta me 171,357 apo 18.27%, AAK-Nisma me 66,256 vota apo 7.06%.

E në LDK tashmë disa nga kryetarët e komunave që garuan për deputetë, pavarësisht që kanë fituar mandatin kanë vendosur që ta dorëzojnë të njëjtin.

Një gjë të tillë e ka bërë kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri. Muhaxheri ka dorëzuar sot mandatin e tij të deputetit.

“Sapo e dorëzova dorëheqjen sepse do të mbes në komunë”, tha shkurt Muhaxheri për Telegrafin.

Kryetari i Pejës në zgjedhjet e 9 shkurtit fitoi mandatin e deputetit duke marrë plot 25 mijë e 942 vota.

E pas dorëzimit të mandatit të tij, vendin e Muhaxherit në Kuvend pritet ta zë Arben Gashi ose Paris Guri.

Gashi ka marrë nga 18 mijë e 874 vota, kurse Guri ka 18 mijë e 752 vota.

Përveç Muhaxherit, edhe Imri Ahmeti që udhëheq me Lipjanin ka fituar mandatin e deputetit.

Telegrafi ka kontaktuar edhe Ahmetin për të marrë një qëndrim nëse i njëjti do ta dorëzoj mandatin e deputetit, por nuk është përgjigjur.

Në rast se edhe Ahmeti do ta bëjë të njëjtin veprim sikurse Muhaxheri, atëherë Arben Gashi e Paris Guri mund të jenë pjesë e listës së deputetëve të ardhshëm të LDK-së.

 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Faik Ispahiu shpall të pavlefshme diplomën e nivelit Bachelor të…