Muhaxheri fton LV-në në “fushë të mejdanit”

14 maj 2021 | 08:24

Kryetari i Pejës, njëherësh nënkryetar i LDK-së, Gazmend Muhaxheri, ka thënë në emisionin “Pressing” në “T7”, se është favorit për zgjedhjet lokale në Pejë.

Ai ka thënë se zgjedhjet lokale dallojnë nga zgjedhjet në nivel vendi.

LV-ja fitoi zgjedhjet parlamentare me mbi 50 % edhe në qytetin e Pejës, ndërkohë që Muhaxheri kishte fituar në zgjedhjet lokale më 2017, pa balotazh.

“VV fitoi në Pejë, por në zgjedhje lokale unë jam favoriti kryesor”, tha ai.

Më tutje, ai edhe i sfidoi partitë e tjera që t’i dalin në “fushë të mejdanit”.

“Shihemi në zgjedhje”, ka shtuar shkurt Muhaxheri.

Muhaxheri është kryetar i Pejës që dy mandate. Zgjedhjet e para lokale ai i fitoi më 2013, ndërsa të dytat më 2017.

Ai nuk e ka mohuar mundësinë që Agim Veliu dhe Haki Rugova të kandidohen përsëri në komunat e tyre respektive nëse i marrin votat e nevojshme dhe mbështetjen nga kryesia dhe këshilli i LDK-së.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës do të dalin sot…