Muhaxheri: Hendbollistët kanë dhënë maksimumin ndaj Bahrejnit
23 korrik 2019
| 11:48
Përfaqësuesja U21 e Kosovës në hendboll ka fituar të hënën pikë historike në kampionatin botëror për juniorë që po mbahet në Spanjë.
Trajneri Fatmir Muhaxheri, është shprehur i kënaqur me paraqitjen e hendbollistëve “Dardanë” në këtë ndeshje, e cila përfundoi 29-29.
“Djemtë janë angazhuar, kanë dhënë maksimumin dhe kanë dëgjuar këshillat e bankës. I kanë realizuar aksionet për të cilat jemi marrë vesh”, ka thënë Muhaxheri.
/Epoka e re/