Muhaxheri i befason serbët në Patrikanën e Pejës – merr pjesë në kurorëzimin e Patriarkut
14 tetor 2022
| 22:46
Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri ka marrë pjesë në kurorëzimin e Patriarkut të Kishës Ortodokse serbe në Patriarkanën e Pejës, duke shkaktuar një efekt habie te serbët dhe mediat serbe.
Media serbe blic.rs ka publikuar një artikull për këtë ngjarje me titull “Një mysafir tërheq vëmendjen e të gjithëve: ai u ul pranë patriarkut, por nuk ishte peshkop e as serb”.
Në artikull thuhet se i ftuari, kryetari Muhaxheri, mori duartrokitjet e peshkopëve dhe besimtarëve ortodoksë.
Sic thuhet në artikulli, patriarku e ka falënderuar Muhaxherin për pjesëmarrjen.