Muhaxheri, i tronditur pas tragjedisë që ndodhi mbrëmë në Pejë
25 qershor 2023
| 08:19
Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, është shprehur i tronditur për humbjen e dy jetëve (nënë e bir), në Pejë, si pasojë e vërshimeve.
Muhaxheri ka deklaruar se ekipet ndodhen në terren dhe po vëzhgojnë situatën e shkaktuar nga vërshimet.
Postimi i tij i plotë:
Jam shumë i tronditur për rastin tragjik që ka ndodhur sonte në Pejë si pasojë e vërshimeve, ku ka pasur edhe humbje jete të çmuara! Kjo është një situatë e rëndë dhe e hidhur për qytetin tonë.
Gjatë kësaj kohe të vështirë, shpreh ngushëllimet dhe solidaritetin tim të plotë. Shpresoj të kenë forcë për ta kaluar këtë situatë.
Ndihma në kohë të vështira është thelbësore. Ekipet tona janë në terren dhe po e vëzhgojnë situatën e shkaktuar nga vërshimet.