Muhaxheri insiston që LDK-ja duhet ta votojë Osmanin për presidente
29 mars 2021
| 11:29
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Gazmend Muhaxheri, ka folur rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit.
Muhaxheri ka komentuar situatën momentale brenda kryesisë, duke thënë se zgjedhja e presidentit mbetet kompetencë e deputetëve të LDK-së, nëse dëshirojnë të votojnë pro apo kundër.
Muhaxheri ka theksuar se ai pro që Vjosa Osmanin për presidente.
“Unë jam për me votuar kandidaten për presidente. Unë jam pro, tash i mbetet në kompetencën e deputetëve se a dëshirojnë me votuar pro apo kundër, për me qenë aty me bë kuorumin”, thotë Muhaxheri për “Blic”-in.