Muhaxheri kërkon nga Haradinaj ta shfuqizoj me vendim qeverie çështjen e Hidrocentraleve të Pejës
Kordinatori i PDK-së në Pejë Arton Muhaxheri, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili ka kërkuar t’i ndal procedurat e nisura që qonin tek ndërtimi i hidrocentraleve, ku sipas Muhaxherit ato nuk duhen të ndalen në këtë formë, por të shfuqizohen në tërësi.
Postimi i plotë i Muhaxherit në profilin e vet në “Facebook”:
Zotëri Kryeministër, siç e dini ne kemi disa ditë që po mbledhim nënshkrime lidhur me ndalimin e ndërtimit të hidrocentraleve mbi lumin Bistrica nga burimi e deri në bashkim me Drinin e bardhë.
Deklarata e juaj e sotme është e mirëpritur, por, duam t’ua kujtojmë se institucionet marrin vendime, në këtë rast vendimi i ministrisë nuk e shfuqizon vendimin për ndërtimin e hidrocentraleve.
Vendimet e marra për ndërtimin e hidrocentralit pronarin real të secilës e dini edhe ju, vendimin dhe marrëveshjen e nënshkruar fshehurazi nga opinioni dhe pa pëlqimin e qytetareve e ka bere dikush, ajo nuk ka është bërë nga njerëz të padukshëm.
Këto dy marrëveshje sa janë kriminale kundër natyrës dhe ambientit në përgjithësi po aq janë kriminale sepse janë korruptive e te bëra nga një grup njerëzish për të cilët ju i keni të ditur. Prandaj, ju duhet ti shfuqizoni këto vendime me vendim Qeverie, po ashtu me vendim qeverie ju duhet ti kërkoni Kuvendit Komunal shfuqizimin e vendimit korruptiv të miratuar nga Kuvendi Komunal( ne kohen kur Ali Berisha ka qenë Kryetar), të obligoni grupin e asamblistëve të AAK -së ne Kuvendin Komunal të Pejës që ta votojnë shfuqizimin e vendimit për ndërtimin e hidrocentraleve.
Gjithashtu ju sugjeroj që ta inkurajoni Prokurorinë e përgjitheshme që të hetoj disa nga protagonistet që janë të involvuar drejtëpërsëdrejti në këtë projekt.
Besoj që jeni dakord që firmen e përgaditur për ta marre tenderin, 10 perqindeshat dhe grupi i 30 perqindeshit duhet te japin llogari per tentim atentati mbi bukurinë e rrallë të Kosoves dhe të Pejes.
Gjithashtu Zoti Kryeminister të preferoj që zonen e grykes së bistrices dhe rrjedhen e lumit te shpallni një pasuri të mbrojtur me ligj.
Monumente të mbrojtura me ligj duhet ta shpallni edhe Burimin e Drinit të Bardhe, Ujvaren e Drinit të Bardhe, Shpellat mbi Burimin e Drinit te Bardhe, dhe rrjedhen e lumit Drini i Bardhë deri të ura e Duboves së madhe.
Ky eshte obligim i yni dhe i juaji.