Muhaxheri: Komunat t’i përkrahin më shumë klubet sportive

24 janar 2019 | 14:01

Për të pasur sukses si në çdo sport ashtu edhe në hendboll duhet që klubet të kenë një stabilitet financiar, pasi shpenzimet janë të mëdha dhe shpeshherë të papërballueshme për klubet sportive.

Lidhur me këtë çështje i kontaktuar nga redaksia e sportit e gazetës “Epoka e re”, trajneri Fatmir Muhaxheri, ka apeluar te drejtuesit e komunave që t’i japin prioritet hendbollit dhe sportit në përgjithësi.

“Barra kryesore këtu bie te kuvendet komunale ku duhet të ndahen subvencione më të madha. Klubet i kanë shumat e kufizuara dy deri në tri mijë euro. Përveç skuadrës së Besës që ka kushte më të mira, deri-diku edhe Prishtina dhe Kastrioti, klubet e tjera si Trepça, Vushtrria, Gjakova kanë ekipe të mira, por kanë probleme financiare. Mendoj se kur të hyjë në fuqi edhe Ligji për sponsorime klubet do të kenë kushte më të mira për punë”, ka deklaruar Muhaxheri, i cili ka porositur të punohet me përkushtim në mënyrë që rezultatet mos të mungojnë. “Sa më shumë të punojmë se kush do të jetë trajner. Hendbolli do të jetë shumë më përpara dhe të kemi ekipe cilësore që do të në prezantojnë denjësisht në arenën ndërkombëtare”, ka shtuar ai.

/Veton ZYMBERI/

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bordi mbikëqyrës i ndërmarrjes “Trepça”, i kryesuar nga Ardian Syla…