Muhaxheri: Krijimi i qeverisë së re është afër
26 prill 2020
| 20:34
Kryetari i Komunës së Pejës, njëherit nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gazmend Muhaxheri ka thënë se kandidati për kryeministër Avdullah Hoti është duke i zhvilluar negociatat me partnerët.
Për kohën se kur do të mund të themelohet qeveria e re e Kosovës, ai nuk ka dhënë ndonjë afat, por ka thënë se krijimi i saj është afër.
“Po besoj se kandidati ynë është duke i zhvilluar negociata dhe besoj se është afër në krijimin e qeverisë së re të Kosovës”, ka thene Muhaxheri për RTK-në.