Muhaxheri me Këshillin e Drejtorëve diskuton për fillimin e vitit të ri shkollor

31 gusht 2020 | 14:48

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka udhëhequr të hënën takimin konsultativ të Këshillit të Drejtorëve, ku u diskutua për takimin e rregullt të Kuvendit Komunal të Pejës, provimin e maturës shtetërore 2020, fillimin e vitit të ri shkollor, aktivitetet e prokurimit dhe për punët, të cilat janë në përfundim e sipër.

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Pejës, Islam Husaj, ka bërë me dije se kanë përfunduar dëgjimet publike për hartimin e buxhetit 2021.

Ai ka thënë se në muajin shtator në planin e punës së Kuvendit kanë edhe rregulloren për tatim në pronë dhe taksa e tarifa.

Drejtori për Arsim në Komunën e Pejës, Besim Avdimetaj, i ka njoftuar të pranishmit për mbajtjen e provimit të maturës shtetërore 2020, i cili është organizuar duke i respektuar masat mbrojtëse të rekomanduara nga institucionet e shëndetësisë.

Avdimetaj ka thënë se në bazë të udhëzuesit për fillimin e vitit të ri shkollor aty thuhet, që shkollat duhet të krijojnë Task Forca.

Sipas tij, shkollat e fshatit kanë qenë të gatshme për fillimin e vitit të ri shkollor. “Kemi qenë të përgatitur për të filluar që nesër mësimi por problem janë shkollat, të cilat kanë numër më të madh të nxënësve”, ka thënë ai.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prej disa kohësh ajo është kthyer në një nga modelet…