Muhaxheri: Në rritjen e LDK-së ndikoi kryetari i ri, sot do të diskutohet për koalicionet

21 tetor 2021 | 13:48

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) sot do të mbledhë kryesinë e partisë për të vendosur për koalicionet e mundshme në nëntë komuna që tashmë kandidatët e kësaj partie janë në balotazh.

Kështu ka bërë me dije anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gazmend Muhaxheri, i cili në zgjedhjet lokale të 17 tetorit ka fituar mandatin e tretë si kryetar i Komunës së Pejës.

Muhaxheri ka thënë se nesër apo pasnesër do jenë të qarta orientimet e LDK-së për garën e balotazhit më 14 nëntor.

“Këto janë specifika që i bie secilës degë, por është vendim që e merr kryesia qendrore e partisë, për koalicione vendosin në nivel të kryesisë. Sot është e thirrur mbledhje e kryesisë, nesër apo pasnesër do të jenë të qarta orientimet çfarë do t’i kenë nga bisedat që i zhvillojnë kryetarët e degëve me kryesinë dhe kryetarin, çfarë orientime do të marrin në të ardhmen”, ka thënë Muhaxheri.

Duke folur për rezultatin zgjedhjeve për kryetar të komunave, Muhaxheri beson se me ndryshimet që kjo parti ka bërë në udhëheqje, por edhe struktura LDK do të kthehet fuqishëm në zgjedhjet e ardhshme nacionale.

“Besojmë që elektorati dhe po stabilizohet besojmë që në zgjedhjet e ardhshme qytetarët e Republikës së Kosovës do të jenë më koshientë për partitë të cilët kanë program dhe qëndrueshmëri për ta çuar këtë vend përpara… Sidomos ka ndikuar kryetari i ri, zgjedhja e tij, zgjedhja e qëlluar që është bërë prej strukturave të partisë dhe besojmë që nën udhëheqjen e kryetarit të ri LDK do të kthehet fuqishëm në zgjedhjet e ardhshme nacionale”, ka thënë ai.

Kryetari i Komunës se Pejës, i cili ka fituar edhe mandatin e tretë për të udhëhequr edhe për katër vjet me këtë komunë, ka thënë se nuk ka pasur aspak dilema se do jetë fitues i kësaj gare. /Ksp/

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka komentuar deklaratën e djeshme…