Muhaxheri: Nëse LV-ja nuk e formon Qeverinë, çështja kalon në dorën e Presidentes së Kosovës

26 mars 2025 | 15:17

Nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxheri ka deklaruar se deri tani nuk ka pasur asnjë bisedim për formimin e qeverisë së re, duke theksuar se procesi i krijimit të ekzekutivit është ende në pritje të zhvillimeve të tjera.

Sipas Muhaxherit, për të nisur bisedimet e mundshme për një Qeveri të re, është e nevojshme që parlamenti të konsolidohet fillimisht.

“Nuk kemi pasur bisedime. Por pikë së pari duhet me u konsititu Parlamenti, pastaj nisin këto procedura’’, thotë ai.

Ai sqaroi se, nëse partia fituese, Vetëvendosje (VV), nuk mund të formojë qeverinë, atëherë çështja kalon në dorën e Presidentes së Kosovës, e cila duhet të vendosë nëse ia jep mandatin për formimin e qeverisë partisë së dytë ose jo.

“Nëse VV nuk e bën Qeverinë, atëherë çështja mbetët në vendim apo në tagrin (në dorën e Presidentes) a me ia jep partisë së dytë për formimin e Qeverisë, tek atëherë mundemi me bisedu”, shtoi ai. /Frontonline

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të mërkurën në mbledhjen e…