Muhaxheri: Nëse shkojmë në zgjedhje, PAN-i vjen në Qeveri
16 dhjetor 2019
| 21:45
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Gazmend Muhaxheri, ndërsa ka folur për mosmarrëveshjet me LV-në për lidhjen e koalicionit qeverisës, ka thënë se shkuarja në zgjedhje të reja nuk do t’iu konvenonte.
Kryetari i Pejës i bindur se nëse shkojmë në zgjedhje, PAN-i vjen në qeveri.
“Nëse nuk bëjmë ne marrëveshje e ke të gatshme, vjen PAN-i në qeveri”, ka thënë Muhaxheri.
Ai u shpreh i bindur se puna është e kryer dhe deri me 26 dhjetor do të arrihet edhe marrëveshja me presidentin. Muhaxheri kështu iu kundërpërgjigj Albulena Haxhiut e cila ka thënë se nëse LDK-ja insiston në pozitën e presidentin atëherë vendi mund të shkojë në zgjedhje të reja.