Muhaxheri për vrasjen e dyfishtë në Pejë: Ishte konflikt momental, s’ka të bëjë me politikë

08 shtator 2021 | 23:37

Kandidati i PDK-së, Astrit Adema që mbeti i varë sonte dyshohet se është vrarë pas një konflikti që ka pasur me herët më bashkëpartakun, Blernad Kadriaj.

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri ka thënë se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti momental pranë shtëpisë së Astrit Ademajt.

“Është një rast tragjik që ka ndodhur në qytetin e Pejës. Janë vrarë dy djem të ri. Siç duket ka a qenë një konflikt momental, ndoshta ka qenë edhe i mëhershëm, por pas konfliktit momental para shtëpisë së Astritit ka ardhur deri te vrasja”, tha ai në Kanal 10.

Ai tha se dyshohet se e kanë pasur një konflikt të mëhershëm dhe sonte janë munduar të pajtohen.

Muhaxheri tha se rasti nuk ka të bëjë me politikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Spanjës, Luis Enrique ka folur pas ndeshjes me…