Muhaxheri thotë se LDK-ja ka kuadro për drejtimin e Qeverisë

27 mars 2020 | 22:07

Kryetari i  Pejës që është edhe nënkryetar i LDK-së, Gazmend Muhaxheri, thotë se LDK ka mjaft emra për kryeministër që do të dërgonin proceset përpara.

Muhaxheri, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se në qeverinë e ardhshme kryeministri do të ketë sfida të mëdha.

Ai thotë se LDK e ka pasur Vjosa Osmanin si kandidate për kryeministre por në përbërjen e re të qeverisë së ardhshme duhet një kryeministër që pranon sakrifica të mëdha.

“Është vështirë të them se mund të jetë Vjosa. Do të ketë biseda të vështira. Duhet menaxhuar vendi në një krizë të madhe ekonomike”.

Nënkryetari i LDK-së thotë se në LDK ka shtatë apo tetë figura që mund t’i çojë proceset përpara pa u frikësuar.

“Të gjithë ish-ministrat e LDK-së mund të jenë kryeministra. LDK ka Avdullah Hotin, Arban Abrashin e disa të tjerë”.

Muhaxheri megjithatë thotë se zgjidhja më e mirë kalimtare do të ishte një qeveri gjithëpërfshirëse.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Luis Enrique mund të kthehet te skuadra e Barcelonës. Trajneri…