Muhaxheri thotë se rezultati i Pejës i jep siguri të jetë kryeministër
Kreu i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka deklaruar se ka potencial për të qenë kryeministër i Kosovës.
Ai ka thënë se rezultatet që i ka në Pejë i japin besim që të jetë edhe kryeministër i Kosovës.
“Kam rezultatet të mira në Pejë. Atje çdo herë kam fituar pa balotazh. Kjo tregon se jam njeri i suksesshëm. Kjo edhe më jep besim që mund të jem kryeministër i Kosovës”, ka thënë Muhaxheri.
Ai në “T7” ka treguar se ende qëndron mbrapa deklaratave që i ka dhënë ditë me parë.
“Po, unë edhe sonte besoj që jam njëri potencial për kryeministër të Kosovës. S’kam pse me pas dyshime. E kam thënë atë çka e kam menduar dhe çka mendoj se mund ta arrijë”, ka deklaruar ai.
Muhaxheri ka bërë me dije se këtë çështje e ka menduar më herët, sipas tij nuk është deklarate veç sa për te thënë.
“ E kam menduar me herët këtë. Nuk ka asgjë të keqe që të jemi kandidat për kryeministër”, ka thënë ai.