Muhaxheri: LV-ja të na kthej kryeparlamentarin

07 janar 2020 | 22:18

Kryetari i Pejës që është njëkohësisht edhe kryetari i Degës së LDK-së në këtë qytet dhe anëtar i Kryesisë qendrore, Gazmend Muhaxheri, në një lidhje telefonike në “Debat Plus” në “RTV Dukagjini”, ka thënë se është për marrëveshje me Vetëvendosjen.

Ai ka thënë se Dega e LDK-së në Pejë është pro një marrëveshje dhe që partneri qeverisës të ketë qasje më serioze ndaj LDK-së.

Kryetari i Pejës ka thënë se presin një ofertë të re nga Vetëvendosje për të zëvendësuar kryeparlamentarin që ishte paraparë t’i takojë LDK-së. “Do të duhet të bëhet një qeveri e balancuar. Duhet të kthehet kryeparlamentari, ose të gjendet ndonjë zgjidhje tjetër. Duhet të negociohet në parime të barabarta”, tha ai.

Muhaxheri ka thënë se nuk janë humbur shpresat për një koalicion me Vetëvendosjen. “Edhe qëndrimi i Kryesisë ka qenë që të mandatohet kryetari Mustafa me nënkryetarët që të arrihet një marrëveshje”, u shpreh Muhaxheri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministri i Kulturës nga radhët e LDK-së, Astrit Haraqija ka…