Muhaxhiri: Çdo vonesë në dialog ka kosto të madhe për Kosovën

06 shtator 2024 | 16:01

Njohësi i zhvillimeve politike në Kosovë, Artan Muhaxhiri, ka thënë për “Radion Evropa e Lirë” se çdo vonesë në dialogun për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi, do të kishte kosto për Kosovën, pasi sipas tij, në këtë mënyrë do të ruhej status quo-ja negative “dhe kjo është gjëja e fundit që i duhet Kosovës”.

Në këtë bisedë, Muhaxhiri ka folur edhe për njoftimin se Serbia ka tërhequr një letër përmes së cilës kishte shprehur rezerva për marrëveshjen në rrugën drejt normalizimit të raporteve, por edhe për hapjen e urës mbi lumin Ibër për qarkullim të automjeteve.

Sa i përket urës, ai thotë se hapja e saj nuk do t’ia vlente në asnjë skenar, nëse do ta armiqësonte Kosovën me aleatët dhe do ta izolonte vendin.

“Kjo do të ishte një fitore e Pirros sepse humbjet do të eklipsonin përfitimet”, ka thënë Muhaxhiri.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se në takimin…