Muja asiston dhe shënon, Antwerpi kalon në çerekfinale të Kupës

20 dhjetor 2022 | 23:47

Antwerpi ka kaluar në çerekfinale të Kupës së Belgjikës. Skuadra e drejtuar nga Mark van Bommel shënoi fitore bindëse sonte ndaj Standard Lieges në 1/8 e finales të kësaj gare.

Ndeshja e zhvilluar në “Bosuilstadion” përfundoi me rezultatin 4:0.

Arbnor Muja la gjurmë në këtë ndeshje. Ai fillimisht asistoi te goli i dytë i Michael Frey (55’), teksa pas katër minutave realizoi gol, që për të ishte i pari me fanellën e skuadrës belge.

Sulmuesi kosovar në këtë ndeshje hyri si zëvendësues në minutën e dhjetë. Jelle Bataille (15’) dhe Calvin Stangs (79’) ishin autorët e dy golave tjerë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtoresha e Radiologjisë në SHSKUK,  Dr. Shkëndije Nuza foli hapur…