Muja: Çdo sondazh e qet LV-në mes 49.3 dhe 49.8 për qind

08 nëntor 2024 | 14:09

Armend Muja, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, ka komentuar sondazhet e përfolura së fundmi të partive politike.

Sipas Mujës, në dy vitet e fundit, LV-ja qëndron goxha lartë në sondazhe.

Madje, Muja në “ATV” ka dhënë edhe shifra konkrete se ku qëndron LV-ja në sondazhe.

“Në dy vitet e fundit, çdo sondazh, mas kredibili, e qet Lëvizjen Vetëvendosje në mes 49.3 dhe 49.8 për qind brenda vendit, përfshirë i fundit që është bo, është 49.8. Kjo është e vërtetë”, ka thënë Muja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vrapuesja olimpike, Alica Schmidt (25), e cilësuar nga mediat botërore…