Muja e ngrit zërin në Komision, mbledhjen e lëshojnë tre deputetë të LV-së

23 dhjetor 2022 | 12:21

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere e ka shqyrtuar planin e performacës së Organit Shqyrtues të Prokurimit (OShP) për vitin 2023.

Pyetjet e njëpasnjëshme të kryetarit të Komisionit, Armend Muja ndaj bordit të OShP-së kanë nxitur reagimin e deputetit Enver Haliti.

Ai ka kërkuar nga Armend Muja që pyetjet të jenë të fokusuara në temën për çka është thirrur Bordi në raportim.

Mirëpo Muja ka reaguar duke thënë se “mund të pyes çka të dëshirojë”.

Haliti ka kërkuar që Muja të ndërroj qasjen, por që Muja filloi ta ngritë zërin. Kjo bëri që Halit të lëshojë mbledhjen.

Bashkë me të u larguan edhe Eman Rrahmani dhe Visar Korenica nga Vetëvendosje.

Kryesuesja e bordit të OShP-së, Vjosa Gradinaj-Menxhuani përkundër pretendimeve nga kryetari i Muja se është favorizuar një kontraktues i ka mohuar këto pretendime, raporton Ekonomia Online.

Madje ajo tha se në rastin e përmendur ka qenë kontraktues Ministria e Shëndetësisë.

“Po flas për këtë lëndë se kam qenë kryetare e panelit shqyrtues. Në këtë rast kontraktues ka qenë Ministria e Shëndetësisë. E kanë marrë një vendim të vitit 2021 i bordit të kaluar. Është vetëm një gazetare jashtëzakonisht shumë dezinformuese dhe e kemi menduar inicimin e një rasti ndaj kësaj gazetareje”, ka thënë Gradinaj-Menxhuani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka thënë se…